Kapet në Kavajë i kërkuari nga Italia

Placeholder Image

Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

I arrestuari është Xhaferr  Kita, 35 vjeç,  banues në fshatin Kryemëdhej Kavajë. Kapja e Kitës u bë në banesën e tij në fshatin Kryemëdhej.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në datë 26.04.2016, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano (Itali ) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg për veprën penale”Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike & substancave psikotrope”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maksimumi i dënimit është deri në 20 vjet burg. 35 vjeçari u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nga shërbimet e policisë po vazhdon puna për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?