Kapet në Morinë i kërkuari nga Italia për vjedhje me dhunë
Policia Kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 29-vjeçar nga Rrësheni i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.
Arrestimi i shtetasit me iniciale R.N u bë me qëllim ekstradimin në shtetin italian.
“Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane.Gjykata Chieti, Itali ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe”Kërcënim i nëpunësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.