Kapet sasi e madhe droge në liqenin e Shkodrës, do trafikohej drejt Malit të Zi

Një sasi e madhe kanabisi kapet në bregun e liqenit të Shkodrës. Sipas informacioneve droga e shpërndarë në breg, u gjet në vendin e quajtur vija e Vrakës, në breg të liqenit.

Deri tani dyshohet se kjo sasi e dyshuar si kanabis është lënë aty nga trafikantët, por nuk dihen arsyet.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka ende persona të dyshuar ndërsa dyshohet se sasia e hashashit mund të transportohej drejt Malit të Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?