Kapet sasi rekord droge në Kosovë, kaloi nga Durrësi
Një sasi rekorde droge është kapur ditën e sotme në Kosovë. Bahri Shala, kreu i Drejtorisë së Anti Drogës tha për Top Channel se sasia e kapur e kokainës është 300-400 kilogramë.
Duke qenë se operacioni ishte në zhvillim, u raportua paraprakisht se sasia e kokainës ishte në masën 2.2 ton. Vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit në afërsi të stacionit të zjarrfikësve.
Kamioni i kuq me targë 01 263 ODME me këtë sasi kokaine ka qenë fillimisht në Durrës duke kaluar përmes pikës kufitare të Vermicës, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i tij dhe kush fshihet pas kësaj sasie të madhe droge.
Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, ku pala shqiptare për 15 ditë e kishte mbajtur në vëzhgim që nga ardhja në portin e Durrësit.
Më lidhje me sekuestrimin kokainës ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve.
Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë”.
“Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre
Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pa kompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”.
Në këtë aksion policor kanë qenë të përfshira Policia e Kosovës, e Shqipërisë dhe ajo e Italisë, ndërkohë ende nuk dihet se sa është sasia e saktë e drogës së sekuestruar.
KOHA JONË SONDAZH

