Kapet shoferi që bënte gara në autostradë (VIDEO)
Ky është operacioni i policisë rrugore ne autostradën Tiranë-Durrës, gjatë ndjekjes së një drejtuesi, i cili bënte veprime të çrregullta në rrugë.
Në pamjet e siguruara nga kamerat e trupit të policisë, i riu jo vetëm që lëvizte me shpejtësi, por nga kontrolli, nuk kishte bërë as kolaudimin e automjetit, prej dy muajsh.
Madje, drejtuesi i makinës ishte në dijeni të shkeljeve dhe e pyet efektivin nëse i detyrohet ndonjë gjë. Drejtuesi i makinës do të dalë në komision për gjobën që duhet të paguajë, ndërsa i është hequr patenta.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kQZvjj361ZI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

