Kapet shqiptari me 1 milionë euro kokainë në makinë

Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi në makinë iu gjet rreth 11 kilogramë kokainë, të destinuar për tregun ilegal të qytetit dhe krahinës së Napolit.

Kokaina u sekuestrua nga oficerët e njësisë së goditjes së krimeve Ekonomiko-Financiare të Napolit.

Ajo është gjetur e fshehur brenda makinës së një shtetasi shqiptar, i akuzuar si korrier, i cili ka përfunduar në pranga.

Shqiptari u ndalu në autostradë pranë pikës së pagesës Santa Maria Capua Vetere dhe oficerëve ju lindën dyshime për atë çka ai mund të transportonte për shkak të qëndrimit të tij.

Pasi “çmontuan” mjetin, ata gjetën kokainën e fshehur në një xhep të krijuar posaçërisht në makinë për të fshehur drogën.

Operacioni i kryer nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare bëri të mundur shkatërrimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane.

SHKARKO APP