Kapet trafikanti shqiptar në kufirin grek
Policia në kufirin greko-shqiptar ka kapur rreth 156 kg drogë të llojit marijuanë.
Bëhet me dije se nga ky operacion ka rënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar, Azem Kurti, nga Mati. Arrestimi i tij u bë teksa priste që të vinin personat nga Greqia për të marrë drogën.
Gjithashtu mësohet se sasia e lëndës narkotike është kapur në një zonë pyjore në Trikorifo të Igumenicës, ku janë gjetur 8 çanta me 150 pako, të cilat brenda kishin 156 kg marijuanë.
Operacioni u zhvillua gjatë orëve të mesnatës dhe shqiptarit iu sekuestruan edhe dy telefona celularë.

