Kapet tutori, shfrytëzonte bashkëjetuesen 17-vjeçare si prostitutë
Policia e Shtetit, ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi shfrytëzonte për prostitucion në qytete të ndryshme, bashkëjetuesen 17-vjeçare dhe një shtetase tjetër 18-vjeçare.
”Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klientët”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M.M, 28-vjeç, banues në Korçë”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shfrytëzimi ndodhte në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë, një 18-vjeçare dhe shtetasen e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte. I riu e ka shfrytëzuar dhe përdorur 18-vjeçaren edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.