Kapet vrasësi i shqiptarit, greku: E vrava se…

Është arrestuar vrasësi i shqiptarit 63-vjeçar në Korfuz. Emri i tij nuk është bërë i ditur por ajo çka dihet deri më tani është se në pranga është vendosur një banor i zonës.

Sipas mediave greke, ai ka pranuar para policisë autorësinë e krimit duke thënë se pasi është zënë me shqiptarin, ka marrë një armë gjahu dhe e ka vrarë. E për t’u mos zbuluar trupi i tij, ai ka rrëfyer më tej se e ka hedhur në një kanal aty pranë.

Më datë 26 nëntor u raportua nga mediat fqinje se trupi i pajetë i shqiptarit u zbulua nga kalimtarët e zonës midis Dragotenit dhe Spartas të Korfuzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët e kishin denoncuar 63-vjeçarin për zhdukje në Polici, pasi i kishin humbur kontaktet me të. Ka qenë pikërisht kjo shtysa që i ka vendosur forcat policore në kërkim të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?