Kapet vrasësi nga Vlora, i kërkuar prej 10 vitesh
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fundi i arratisë”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 23 vjet burg për vrasje, i cili prej 10 vjetësh ishte në kërkim.
Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Ylli (Fatmir) Vangjelaj, 42-vjeç, banues në Vlorë, i cili është i dënuar për një vrasje të ndodhur në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.
42-vjeçari i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.
KOHA JONË SONDAZH

