Kapexhiu: Rama dëshiron të ikë por nuk e lënë të paaftët
Karikaturisti Bujar Kapexhiu i ftuar në emisionin Tempora në ”RTV Ora” analizoi karikaturën e tij ku kryeministri Rama shihet para pasqyrës me një tabelë në dorë kur shkruhet ”Rama ik”.
Kapexhiu tha se Rama dëshiron të ikë, të bëjë zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij nuk e lënë të paaftët dhe mediokrët që ka rreth e rrotull.
“Rama dëshiron të ikë. Jo se dëshiron të ikë për të lënë postin. Por dëshiron të ikë. Doni zgjedhje të reja? Urdhëroni. I bën, por kam përshtypjen se nuk e lënë të paaftët, mediokrët që ka rreth e rrotull sepse ata tek ai mbahen. Ata e mbajnë. Rama që kam njohur unë me qëndrimin e tij ishte i gatshëm. Thotë unë do iki kur të dua unë apo jo?! E pra, ai mund të iki kur të dojë. Çuditem pse nuk po e bën”,-thotë Kapexhiu.
KOHA JONË SONDAZH

