Kapitalizmi i shtrëmbëruar i Shqipërisë
Opinion nga Prof. Asoc. Dr. Fatbardha Kadiu, Deputete PD
Definicioni i kapitalizmit është sistemi ku realizohet çmimëzimi ose vendosja e çmimeve përmes alokimit në mënyrë efiçente të të gjitha burimeve. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Mënyra sesi kapitalizmi realizon vlera për shoqërinë njerëzore fjalë për fjalë, është një sistem i cili gjen zgjidhje evolucionare apo zhvilluese.
Nëse ne e imagjinojmë ekonominë si një ekosistem, atëherë kapitalizmi funksionon sikurse evolucioni. Gjenialiteti i kapitalizmit i lejon dhe i shpërblen njerëzit të cilët zgjidhin problemet e njerëzve të tjerë. Kjo është fuqia më e madhe e një ekonomie e bazuar në treg. Në këtë formë është gjithmonë ekonomia ajo që e performon alternativën. Ndaj diktartura e pesë çunave të një kryeministri nuk mund të performojë apo të funksionojë duke u ulur në një tavolinë dhe duke u dhënë zgjidhje të gjitha problemeve.
E nëse në e kuptojmë që kapitalizmi është një sistem i cili u gjen zgjidhje dhe prosperitet këtyre problemeve, atëherë mënyra sesi i shohim apo i përqasemi politikave është shumë më ndryshe. Norma e prosperitetit me të cilën zgjidhen problemet është shumë më e madhe. Sa më shumë njerëz të kemi për të zgjidhur problemet, aq më i mirë është dhe rezultati. Ndaj dhe ekonomia kapitaliste gjithëpërfshirëse, performon më mirë sesa ajo e cila nuk është gjithëpërfshirëse.
Madje kjo e fundit rezulton dhe në një kapitalizëm parazitik, ku ata që janë të pasur vazhdojnë e pasurohen më shumë. Ndërkohë rritet dhe pabarazia, siç është rasti i Shqipërisë. Nisur nga kjo mund të themi që demkracia është një predikues i mirë i prosperitetit, ose e thënë më hapur demokracia krijon prosperitet, por duke siguruar që ekonomia është gjithëpërfshirëse në dy forma apo në dy drejtime.
Ajo përfshin më shumë njerëz si invovator, si krijues të zgjidhjeve dhe po ashtu përfshin më shumë njerëz si konsumator të këtyre zgjidhjeve, pra duhet t’i përfshi të dyja.
Dhe në fund dua të shtoj që demokracia funksionon shumë më mirë se çdo sistem tjetër për të zgjidhur konfliktet e paevitueshme midis agjentëve, domethënë midis problemeve të një individi dhe zgjidhjes së një individi tjetër. Duke e kuptuar kapitalizmin, i cili shërben për të pasuaruar më shumë veten, apo vetëm një grup të vogël njerëzish, në fakt kanë krijuar më shumë probleme sesa kanë zgjidhur probleme. Dhe kjo është ajo që demokracitë me prosperitet të lartë bëjnë që të kenë rregulla. Rregullat nuk janë gjë tjetër vetëm se inkurajues të njerëzve që do të krijojnë zgjidhje dhe diskurajues të njerëzve të cilët krijojnë më shumë probleme.
Ne duhet të kemi kurajon të sjellim politika të tilla që janë pozitive, të mira për një kapitalizëm më të gjërë, për një kapitalizëm gjithëpërfshirës dhe jo politika nga ku përfitojnë një grup i vogël individësh. Ka një diferencë shumë të madhe; ne duhet të vetëndërgjegjësohemi se një klasë e mesme e lulëzuar nuk është konsekuencë e rritjes por është shkaku i rritjes dhe prosperitetit.
KOHA JONË SONDAZH

