Kapitull i ri në Maqedoninë e Veriut me “bomba”

“Koha e dhunës është pas nesh, institucionet le të hulumtojnë rastin me përgjimet e dalura në media”, tha ministrja e mbrojtës Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me përgjimet e reja të publikuara në “youtube”, që supozohen të jenë dëshmi në rastin “Reket”.

“Po kisha rastin t’i dëgjoj, edhe pse u iki atyre bisedave, por e kisha për obligim t’i dëgjoj. Dhe, për herë të parë dëgjova biseda ku flitej për dhunë ndaj familjeve. Ne nuk duam që ajo kohë të kthehet”, potencoi Shekerinska.

Pres që institucionet ta bëjnë punën e tyre.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut, para dy vite e gjysmë, u ndërrua pushteti shkaku i përfshirjes së qeverisjes së kaluar në skandalin e përgjimeve, të njohura në opinion si “bombat e opozitës”.

SHKARKO APP