Kapja e 180 mln euro kokainë. Avokati Maks Haxhia: Klienti im s’ka lidhje, është thjesht punëtor

Dy të arrestuarit lidhur me kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit kanë dalë para trupës gjykuese ditën e sotme.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për pritësit e mallit Donaldo Lushaj dhe shoferit të trajlerit, Armando Pezaku

Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar që seanca ndaj dy të arrestuarve të zhvillohet me dyer të mbyllura kërkese e cila është pranuar nga  Gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por avokati i Donaldo Lushaj, Maks Haxhia ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka asgjë për të fshehur. Klienti im Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë.

Nga 7 punëtoret që ishin aty u arrestua vetëm klienti im. – është shprehur avokati.

Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i firmës “Arbi-Garden” shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj, pasi kokaina u gjend në kontenierin që ai kishte marrë banane nga kolumbia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?