Kapshticë, kapet 68 kg kanabis, në pranga 38-vjeçari
Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar një sasi prej 68 kilogram kanabis sativaa, ndërsa në pranga është vënë transportuesi, një 38-vjeçar nga Divjaka.
“Më datë 05.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi G.Gj, 38 vjeç, banues në Divjakë, me mjetin tip “Toyota”. Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte, ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

