Kapsolla e tymuese, lëndohen tre efektivë

Afro 100 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, opozita në protestë kërkoi qeveri teknike. Disa nga protestuesit kanë hedhur në drejtim të kordonit të policisë.

Si pasojë e shpërthimit të kapsollave kanë mbetur të lënduar tre efektivë. Një punonjëse e policisë ka marrë dëmtime në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë.

Po ashtu shihet një efektiv nga reparti “Shqiponja” dhe një tjetër i forcave të rendit, që ndihmohen nga kolegët e tyre për t’u tërhequr në pjesën pas kryeministrisë. Ata tërhiqen në drejtim të Piramidës, ku edhe ndodhen efektivët e FNSH, të cilët janë në gatishmëri në rast se ka përplasje fizike dhe tension në tubim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?