Kapsolla në drejtim të policisë, paralajmërimi për protestuesit

Vijon të shoqërohet me përplasje protesta e opozitës sot para Kuvendit. Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga terreni se protestuesit tentojnë të hedhin flakadanë në drejtim të policisë. Policia nga ana tjetër kërkon nga demostruesit të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë, ndërsa nuk mungojnë edhe paralajmërimet për dënime.

“Te nderuar qytetare . Ruani gjakftosine. Ruani qetesine. Mos hidhni kapsolla ne drejtim te punonjesve te policise. Mos u perplasni me punonjesit e policise. Te nderuar organizatore te protestes. Merrni masa te menjehereshme qe protestuesit qe kane mbuluar fytyren me shall e maska ose te zbulojne fytyren ose t’i largoni menjehere nga protesta. Sipas ligjit per tubimet mbulimi i fytyres denohet deri ne 6 muaj burg. Ju si organizatore te tubimit mbani pergjegjesi ligjore per mbarevajten e tubimit.”-njofton policia.

Protestuesit këtë herë ndryshe nga rradhët e tjera kanë sjellë edhe një instalacion si piramidë, në krye të së cilës qëndron kryeministri Edi Rama. Demostruesit këtë instalacion e quajnë qeveri të krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?