Kapsollat, policia dërgon në prokurori dy pronarë dyqanesh
Një ditë pas vendimit të shpallur nga Ministria e Brendshme për ndalimin e importit të kapsollave dhe tregtimit të tyre, policia e Tiranës ka nisur një plan masash. Në një njoftim të Policisë së Shtetit bëhet me dije se janë dërguar për t’u hetuar në prokurori dy pronarë dyqanesh të cilët kanë tregtuar jashtë kushteve dhe kritereve të magazinimit kapsolla.
Njoftimi i plotë:
Policia e Tiranës plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike. Konstatohen dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen produkte piroteknike. Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë. Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:-Xh.Rr, 58-vjeç, banues në Tiranë.
Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. D.K, 44-vjeç, banues në Tiranë.
Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike. Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

