Kapsollat, vijojnë kontrollet në dyqane
Policia ka vijuar kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. “Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën”, thuhet në njofitmin e policisë. Ndërkohë policia thotë se kontrollet do vijojnë.
KOHA JONË SONDAZH

