FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Karabina: PD jo e bashkuar, të pritet vendimi i Apelit! Kuçana: S’ka gjykatë që i del kundër popullit të 7 korrikut

Situata në selinë blu vijon të jetë e përçarë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj PD-së, Mirela Karabina e grupit të Lulzim Bashës dhe Ilirijana Kuçana e grupit të Rithemelimit nuk u dakordësuan se partia është e bashkuar. Duke ju referuar protestës së 7 korrikut, Karabino thotë se nuk i pa të gjithë deputetët e bashkuar, madje ato që morën pjesë në protestë ishin aty për votuesit, jo se bashkohen për aspekte të tjera. Ajoo përmend edhe se presin vendimin e Apelit.

”Ne jemi në një proces gjyqësor, nëse Rithemelimi ka njohur një gjykatë duhet të njohë edhe tjetrën. Nuk je partia, pasi nuk ke vendimin e Gjykatës. Peshën e ka vendimi i gjykatës. Grupi tjetër ka marrë njëlloj epërsie, në drejtimin e bazës. Unë nuk e di sa është përqindja e votuesve apo anëtarëve të PD-së që mbështesin Grupin e Rithemelimit. Berisha ka një peshë, por PD nuk është alternativë për të ardhur në pushtet. Nuk duhet frymë përçarëse, jo shkelje të ligjshmërisë. Unë s’e shikoj kaq të thjeshtë bashkimin. Kemi një proces gjyqësor dhe aty do të shikohet nëse liderat do tërhiqen”.

Ilirjana Kuçana thotë se protesta e 7 korrikut i ka bashkuar demokratët dhe se të gjithë deputetët dhe baza ishin bashkë. Sa i takon vendimit të gjykatës së Apelit, thotë se nuk do të ketë një vendim gjykatë që t’i dalë kundër një populli si ai që ishte pjesëmarrës në protestën e 7 korrikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Opozita është e bashkuar. Sali Berisha është Sali Berisha, duam apo nuk duam! PD nuk ka arritur të prodhojë lidership dhe është ai është pakonkurueshëm. PD është e bashkuar! Të gjithë deputetët i ke bashkë. Baza është e bashkuar. Nuk do të ketë vendim gjykatë, nuk do të guxoj njeri që të marrë një vendim mbi aq protestues. Janë 100 mijë qytetarë. Pas kësaj në datën7 korrik nuk do ketë gjyqtar që do ta mendoj këtë gjë. Unë nuk besoj fare në këtë Reformë në Drejtësi. S’ka drejtësi. Në drejtësi ke militantë. PD do të bëj drejtësi ku të jetë pushtet i pavarur dhe mos ta drejtojë politika. Do të bashkohemi dhe do të investojmë për të mirën e PD-së”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?