Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka bërë me dije nisjen e punimeve në Durrës për një nga projektet më të rëndësishme në modernizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet. Sipas Karakaçit, projekti mbështetet nga një grant prej rreth 85 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, që përbën, sipas tij, grantin më të madh të dhënë nga BE-ja për një projekt në Shqipëri. Financimi do të plotësohet edhe nga Agjencia Franceze për Zhvillim.

“Nisim sot në Durrës punimet për një nga investimet më të rëndësishme për qytetin dhe për transformimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura. Një projekt i mbështetur me grantin më të madh të dhënë nga Bashkimi Evropian për një projekt në Shqipëri, janë rreth 85 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian, ku së bashku me financimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim do të mundësojnë modernizimin dhe zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e rrjeteve të kanalizimeve në Durrës”, deklaroi ministri.

Projekti synon përmirësimin e kapaciteteve të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa parashikon ndërhyrje të rëndësishme edhe në rrjetin e kanalizimeve të qytetit. Karakaçi e cilësoi financimin evropian si një dëshmi të përfitimeve që sjell afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke theksuar se financimet pritet të shtohen në vitet në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është dëshmi e qartë e përfitimeve nga hyrja në Bashkimin Evropian dhe këto financime do të vijnë duke u zgjeruar çdo vit që ne afrohemi drejt Bashkimit Evropian”, tha ai. Sipas ministrit, projekti do të zhvillohet në disa faza. Faza e dytë parashikon zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në Shkozet, Porto Romano dhe Spitallë, ndërsa edhe kjo pjesë do të mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por kjo është vetëm faza e parë. Faza e dytë e projektit parashikon zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në Shkozet dhe në zonën e Porto Romanos, Spitallë, ku përsëri mbështetemi nga Bashkimi Evropian, i cili financon përmes grantit rreth dy të tretat e vlerës së investimit”, u shpreh Karakaçi. Në total, projekti parashikon ndërtimin e rreth 113 kilometrave rrjete të reja kanalizimesh, ndërtimin e 4 stacioneve të pompimit dhe rreth 13 mijë lidhje të reja kanalizimesh.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se për tre vitet e ardhshme, 2027–2030, është siguruar financimi për projekte të tjera në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura, me një vlerë totale prej rreth 330 milionë eurosh. “Ky projekt dhe këto financime janë dëshmi e qartë e angazhimit të plotë të qeverisë për investimin në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura”, përfundoi ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës.

/rtsh.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2590 (65%)
Jo 1393 (35%)

Vota totale: 3983