Karamuço: Atentatet mafioze bëhen dielave, pse policia nuk shton patrullimet dhe kamerat?
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se organet ligjzbatuese duhet të rrisin kapacitetet e tyre në ndihmë të Policisë së Shtetit, për ngjarje si sulmi ndaj Top Channel. Ai tha se nëse policia do të kishte kamera sigurie në terren, ato do të kishin ndihmuar në zbulimin e internerarit që kanë përshkruar autorët e sulmit. Për të ngjarjet kriminale zakonisht ndodhin të dielave mbrëma, sepse mafiozët mendojnë se Policia është pushim, pasi ka pak prezencë të tyre në rrugë.
“Ne po flasim për marsin që është me 8 të vrarë dhe 14 të plagosur, kemi rritje të trendit se nisur me janarin me 3, ishte shkurti 2 dhe tani kemi 8, pra është intensifikuar. Një bilanc tre mujor shumë problematik, ta shikosh që nëse vijon ky trend, ne i kapërcejmë 43 vrasje që i kemi pasur vitin e kaluar si numër. Organet ligjzbatuese në këto lloj ngjarjes siç ishte ndaj Top Channel, duhet të rrisin kapacitetet teknologjike në mbështetje të policisë së shtetit, kamerat e sigurisë do të kishin ndihmuar në të gjithë internerarin kur kanë 1% kaluar.
Të dielën ata mendojnë se është pushim edhe për Policinë e Shteti sepse nuk ka shumë prezencë. Kemi bërë thirrje, kemi pasur takime dhe është diskutuar që të ndryshojë taktika, në ato ditë që mendohet se s’ka prezencë, të jetë më e shtuar. Krimi ka zgjedhur ditët e diela, ca duhet të bëjë policia?
Duhet të ndryshojë mënyra e sjelljes, e shpërndarjes në territore, ngritja e postblloqeve jo vetëm statike por edhe të lëvizshme.Edhe me kamerat duhet vendosur në disa spote që shfrytëzohen nga grupet kriminale për tu larguar për të gjetur rrugë të tjera dhe për tu transferuar në rrugë të sigurta. Kemi një zonë në Tiranë ku digjen makina dhe aty nuk ka asnjë kamera. Një vend që duhet të konsiderohet nga policia. Pas çdo ngjarje, këta lënë një firmë, e cila duhet marrë në analizë nga Policia e shtetit për t’i parandaluar në të ardhmen të gjitha këto”,-tha eksperti Karamuço.