Karamuço tregon emrin e drejtorit të policisë që është kër@ënuar

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se drejtuesit e policisë po goditen qëllimisht teksa jemi në prag të garës për kreun e ri të policisë së shtetit. Ai tregoi se kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj që u përmend në Parlament nga Gazment Bardhi si emër në përgjimet SKY ECC, është kërcënuar nga bandat por nuk ka pranuar asnjëherë ta bëjë publik si fakt. “Drejtori i Shkodrës ka pasur një vit shumë të vështirë, me ngjarje të rënda kriminale dhe e ka përballuar. Aksione pa fund për asgjësimin e bimëve narkotike. Ai është kërcënuar nga bandat, por nuk e pranon vetë në media se nuk do të ulë autoritetin e të viktimizohet, por në ditët në vijim është kërcënuar, edhe në atentatin e fundit ai është kërcënuar”, tha Karamuço në “Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?