Karantina në Kavalishencën e Durrësit, Berisha: Akt armiqësor ndaj ushtrisë, vendimi të anulohet
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur kundër vendosjes së karantinës në shtëpinë e pushimit të oficerëve në Durrës, në kuadër të marrjes së masave kundër koronavirusit.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha thekson se ky është një akt armiqësor ndaj ushtrisë. Ai pohon se disa here është shprehur se karantina duhet të vendoset në një bazë ushtarake por shtëpia e pushimit të ushtarakeve nuk është e tillë.
MESAZHI I BERISHËS
Vendosja e Karantines ne shtepine e pushimit te oficereve, nje akt absurd dhe armiqesor ndaj ushtrise!
Miq, pasi vendosja e zones dhe objektit te karantines ne Kavaje u refuzua me te drejte nga qytetaret e ketij qyteti, Edvin Çekapi merr vendimin e dyte te gabuar, vendos te perdore per kete qellim shtepine e oficereve ne Durres. Ky eshte nje akt i papergjegjshem i Edvin Çekapit, i cili ne mijra e mijra objekte zgjedh te vetmen shtepi pushimi qe kane ushtaraket tane perveç Jales, te cilen e zene ndrikullat dhe kumbaret qeveritare.
Disa here jam shprehur se karantina duhet te vendoset ne nje baze ushtarake por shtepia e pushimit te ushtarakeve nuk eshte baze ushtarake.
Ky eshte nje akt armiqesor ndaj ushtarakeve shqiptar, qe sot jane usharaket me te keqpaguar ne Europe dhe marrin gjysmen e pages qe marrin ushtaraket ne Kosove. Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe ndrikullave Hajnia dhe kerkoi anullimin e menjehershem te saj. sb