Karantina në shtëpi! Rama: Përgatituni të rrini shumë gjatë brenda (Replikat me komentuesit)
Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që të përgatiten për të qëndruar brenda në shtëpi për një kohë të gjatë nëse do të jetë e nevojshme. Në replikat me komentuesit në Facebook, disa prej qytetarëve e kanë kritikuar duke i cilësuar si të nxituara masat.
“Qeveria nuk eshte aspak e nxituar dhe masat nuk nxisin askend te grumbullohet qe te jemi te qarte, por nje pakice shume e vogel e po aq e rrezikshme njerezish, nuk ka respektuar rregullat gjate berjes pazar! Nderkohe nuk i ke numeruar mire ditet dhe pergatitu te numerosh edhe shume me gjate po te jete nevoja, sepse askush ne kete bote nuk e di kur do mbaroje kjo lufte” ishte përgjigja e kryeministrit.
Të stresuar me situatën, ka pasur edhe prej tyre që nuk i kanë kursyer ofendimet, por kryeministri ua ka bërë të qartë se nuk do të lejohen që të lëvizin nga shtëpia. “Lëre Zotin në punen e tij se nuk i degjon zoti te marret, po mblidhe mendjen top qe nuk ke per te luajtur vendit pa mbaruar kjo lufte dhe tere emrat e kafsheve me radhe merri po deshe per te me share mua, s’ka problem!”.
Prej datës 9 mars Shqipëria nisi masat drastike që kulmojnë ditën e sotme, pasi kishte vetëm tetë orë për të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret, nga 05:00-13:00, pasi nesër gjithçka do të jetë mbyllur për t’u rihapur sërish të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.
Në faqen e tij në Facebook kryeministri postoi një video ku ministrja e Mbrojtjes shpërndanë ushqime për shtresat në nevojë. “Krahas me trokitjet në shtëpitë e familjeve më në nevojë në të gjitha bashkitë, nën drejtimin e Oltës operacioni humanitar vijon edhe me një vëmendje të veçantë për familjet e prekura nga tërmeti që humbën shtëpinë“, tha Rama.
Disa nga replikat e kryeministrit Edi Rama me ndjekesit ne Facebook