Kardinali gjerman: Emigrimi, nga 3.2 u bëtë 2.8 milionë banorë
Ai është i mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë dhe mundësitë që ajo ofron, prandaj apeli i tij ndaj Shqiptarëve është ta ndërtojnë të ardhmen këtu dhe jo duke kërkuar azil. Ky është mesazhi që dha nga Shkodra, kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria Woelki, i cili e quan azilin më së shumti problem të vendit tonë.
“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”, tha Kardinali gjatë një vizite në Shkodër për televizionin Ora News. Është e rëndësishme të investohet në shtresën e mesme, jo vetëm për shkollën por edhe për profesione artizanale. Qëllimi është një shoqëri solide, sepse nëse nuk është solide nuk ecën përpara. Nëpërmjet projekteve që kemi prezantuar qëllimi është formimi i një strukture shoqërore solide”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

