“Karta e Adriatikut”, Shqipëria merr në 2019 kryesimin

Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes do të marrë kryesimin e Kartës së Adriatikut, pas më pak se dy muajsh.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në Budva të Malit të Zi me homologët e Kartës së Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë) dhe SHBA, që përfaqësohej nga zv/asistentja e sekretarit të mbrojtjes.

Xhaçka i ftoi homologët e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t’i hapur dyert edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?