KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: Pse PSD-së iu pranuan dorëheqjet?
Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun.
Adriatik Lapaj në një reagim të parë vë në dukje dy standardet e KAS, duke e krahasuar me rastin e Tom Doshit. Lapaj shprehet se PSD-së iu pranuan dorëheqjet dhe mandati kaloi te lista e hapur, kurse NSHB-së nuk iu pranua, pasi “zbatohet një tjetër ligj, se ne jemi Gulag”. Ai shton se është krenar që garoi në listën e hapur dhe se një ditë vendi do ketë garë për atë që kërkojnë.
Sipas vendimit të KAS dhe KQZ, PSD-së i është pranuar dorëheqja për mandatin dhe jo për kandidatët, kurse partisë së Lapajt nuk i janë pranuar dorëheqjet për kandidatët. ”Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag. Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shkruan Lapaj.
KOHA JONË SONDAZH

