KAS flet dhe Gazment Bardhi shpall ”non-grata” kreun e KQZ-së, Celibashin

Pas një ”lufte” për vulën dhe logon e PD-së, sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Deputeti Gazment Bardhi, pjesë e grupimit të Alibeajt, tha se kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nga sot për PD-në është person ”non-grata”.

”Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet”,-shkruan Bardhi.

SHKARKO APP