KAS rrëzon Celibashin për ”Paketën e Maleve”, ministri Gonxhja: Puna do të vijojë pa vonesa

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimit të Ilirjan Celibashit që i kërkonte Kuvendit ndalimin e shqyrtimit të projektligjeve “Për paketën e maleve” dhe “TVSH për sektorin e bujqësisë”.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit teksa përshëndet vendimit, thotë se puna do të vijojë pa vonesa. ”Jemi të lumtur që nisma ligjore e ndërmarrë nga MEKI për miratimin e këtij projektligji dhe zbatimin e tij, do të vijojë pa vonesa, duke garantuar qasje të qëndrueshme për zhvillimin dhe mbrojtjen e zonave malore, bazuar në standarde dhe praktika më të mira”.

”Paketa e Maleve” është një nismë ligjore e ngjashme me atë të investimeve strategjike synon të nxisë investime në zonat malore duke ofruar mekanizma lehtësues për privatizimin e tokës shtetërore.

Postimi i plotë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përshëndet vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vijimin e procedurave parlamentare në miratimin e projektligjit “Për Paketën e Maleve”.

Ky vendim konfirmon qartësisht se propozimi i MEKI dhe i Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, është në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe nuk bie ndesh me legjislacionin e zbatueshëm në fuqi.

Jemi të lumtur që nisma ligjore e ndërmarrë nga MEKI për miratimin e këtij projektligji dhe zbatimin e tij, do të vijojë pa vonesa, duke garantuar qasje të qëndrueshme për zhvillimin dhe mbrojtjen e zonave malore, bazuar në standarde dhe praktika më të mira.

SHKARKO APP