KAS rrëzon kërkesat nga Komiteti Shqiptar i Helsnikit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore të depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin me denoncues KSHH dhe të denoncuar bashkia Durrës”.

KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Gjithashtu shqyrtoi kërkesën ankimore depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt “Ankim kundër vendimit ë KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin me denoncues KSHH dhe të denoncuar bashkia Fier”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

SHKARKO APP