
Edhe pse opozita ka dorëzuar dosje voluminoze me prova për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prilli, KAS ka vendosur rrëzimin e kërkesës numër 37-të së Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Ky vendim është i ndërmjetëm, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor.