Shfuqizohen gjobat e KQZ-së ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Për opozitën vetëm shtohen
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka shfuqizuar vendimin për gjobat e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. KQZ gjobiti kryebashkiakun Veliaj për promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale dhe mosdeklarim të tyre. Veliaj u ndëshkua me 75 mijë lekë të reja, nga ku 35 mijë lekë të reja për mos raportim të aktiviteteve si dhe me 40 mijë lekë të reja për promovim të aktiviteteve të ndaluara. Vendimi i KQZ-së erdhi pas denoncimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
KAS pranoi argumentet e përfaqësuesit ligjor se Bashkia Tiranë e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj menjëherë me krijimin të dhënave në faqen e KQZ-së dhe se shtëpitë e inspektuara për shkak të detyrës si Kryetar Bashkie, janë buxhetuar para 24 dhjetorit 2020, datë kur ka hyrë vendimi në fuqi që ndalon buxhetime të tilla. Vendimi erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.
Ndërkohë që gjobat ndaj qeverisë për aktivitete të ndaluara elektorale po rrëzohen të gjitha në KQZ, gjobat ndaj opozitës për pandeminë vetëm shtohen. Gjatë javëve të fundit, LSI është gjobitur disa herë për gjasme shkelje të rregullave të pandemisë.
Në rastin e institucioneve shtetërore kemi dy shkelje që kalojnë pa asnjë masë. E para është inaugurimi i projekteve me buxhetin e shtetit, gjë që ndalohet nga Kodi Zgjedhor gjatë fushatës. E dyta, është zhvillimi i aktiviteteve të ndaluara gjatë pandemisë. Për të dyja këto shkelje qeveria nuk merr gjoba, ndërsa opozita dënohet me 50 milionë lekë për çdo takim.
Gjoba me 50 milion leke ndaj nje pensionisti ne Durres ishte me kriminalja nga institucionet e qeverise.
Me sa shikohet edhe institucionet e zgjedhjeve kane dy standarte per te njejten ceshtje; per qeverine falen, kurse ato ndaj LSI nuk falen!