Kasapi i arrestuar për grabitjen, kishte kandiduar në zgjedhje

Elton Pikli, 32 vjeç është i arrestuari i pestë si person i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së Rinasit më 9 Prill. Pikli është me origjinë nga Kruja dhe ka qenë person me precedent të mëparshëm penal. Është pikërisht personi që shikoni në foto, për të cilin grupi hetimor beson se ka pasur rol aktiv në grabitjen e miliona Eurove në pistën e aeroportit të Rinasit. 32-vjeçari Pikli ka qenë edhe kandidat për këshilltar bashkiak në Bashkinë e Krujës në zgjedhjet vendore të vitit 2011, sikurse duket në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga tvklan.al, i cili kishte garuar nën siglën e “Aleancës Arbnore Kombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?