Kaso: Duhet draft konsensual, opozita nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore

Reforma zgjedhore duhet të bëhet me pjesëmarrjen e gjitha faktorëve politik. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se drafti nuk duhet të jetë i njëanshëm.

“Reforma zgjedhore thotë Bundestagu duhet bërë me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve politik. Mazhoranca në pushtet, tentoi që me anë të një drafti të njëanshëm  qe e ka miratuar me vetëm votat e deputetëve të mazhorancës ka tentuar tia paraqesë si reformë e bërë partnerëve. Këtë draft Bundestagu e ka konsideruar të pamjaftueshëm. Klasa politike duhet të ulet dhe duhet të punojë me një draft konsensual. Nëse ka një draft të njëanshëm që do të paraqitet nesër, do të thotë që mazhoranca në pushtet po bën të kundërtën e asaj që ka artikuluar ndërkombëtarët dhe atë çfarë presin ndërkombëtarët prej nesh”, tha Ivi Kaso.

Ivi Kaso u shpreh se opozita nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“PD në tryezën e thirrur nga OSBE, thirrje që iu përgjigj pozitivisht ka bërë të qartë që nuk e njeh si forum legjitim Komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Është një komision që nuk gëzon autoritetin moral për ta bërë këtë, por edhe përbërja e tij nuk krijon garanci për këtë proces“, tha Kaso.

SHKARKO APP