Kastriot Caushi: Dua patjetër një ndërtesë të re teatri për qytetin tim, për vendin tim

Edhe aktori Kastriot Caushi është shprehur sot në favor të një teatri të ri kombëtar. Causho thotë se kur është ngjitur në skenën e këtij teatri duhet të kishe kujdes, pasi kur kaloje nga një anë në një tjetër, rrezikoje që ti bie murit me kokë, pasi ishte tërësisht i amortizuar, ku spektatori kishte ftohtë.

“Ndjehem mirë që po bëhet një diskutim dhe gjejmë mundësinë që të flasim të gjithë. Duhet të kishe kujdes kur kaloje nga një anë e skenës se mos i bije murit me kokë, i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë dhe dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern le të bëhet”, deklaroi Kastriot Caushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?