Kastro Zizo shpërthen me ulërima për ndalimin e këngës në RTSH (VIDEO)
Kastro Zizo, këngëtari i njohur, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin”Top Story” në Top Channel ku ka folur lidhur me këngën që nuk iu pranua në festivalin e RTSH. Duke sqaruar atë që kishte ndodhur Kastro nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe ka shpërthyer në akuza të forta kundër oraganizatorëve të festivalit.
“Jetojmë në një vend që… jo të gjithë, por janë shumë grosh vëlla dhe shpesh herë kjo gjellë nuk as qepë nuk ka se mish jo e jo. Me qëllim është bërë e gjithë ajo gjë sepse aty… ajo këngë ka mundësinë për të pasur 2 milionë lloje refrenesh të ndryshme. Por aty kemi të bëjmë me një vals jete, me një vals vdekje, me lotët e nënës, e grave, kemi të bëjmë me lotët e atyre emigrantëve që nuk njohin fëmijët e tyre. Është e gjitha e qëllimtë, po këta janë mësuar me klishetë, janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lek që është këtë vit, mo plak që të marrin aty. Këta janë pazarxhinj të vegjël mo Alban. Këta janë zarfaxhinj të vegjël mor burr. Këta nuk paguajmë dritat mor dhe presin të marrin lekët e dritave aty në fund të festivalit. Këta po përdhosin artin, mo plak, këta dhe kuploa e tyre kanë 27 vjet të mallkuarit”,- tha Kastro Zizo.
https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155006284846269/