Katastrofa në Bejrut, dalin të dhëna shqetësuese. Një komando dhe Izraeli…
Katastrofa në Bejrut të Libanit, i’u mori jetën të paktën 135 qytetarëve dhe plagosi mbi 5000 të tjerë. Por çfarë e shkaktoi shpërthimin që përflitet se është se 1/5 e Hiroshimës? Burime nga inteligjenca që po ndihmon në hetime bëjnë me dije se pas ngjarjes fshihet një komando e përbërë nga 4 persona që hynë në magazinë për të ndezur zjarrin për t’ia vënë më pas fajin Izraelit.
Synimi mendohet të ketë qenë denoncimi i agresionit izraelit nga verdikti për katër anëtarët e Hezbollahut të përfshirë në vrasjen e kryeministrit Rafiq Hariri. Për këtë arsye, në një klimë tensioni justifikohej një sulm i ardhshëm i Hezbollahut mbi Izraelin. Sipas të njëjtave burime, komanda me katër burra nuk ishte në dijeni sesa nitrat amoni ruhej në port. Ata madje nuk e dinin as për municionet dhe raketat që mbaheshin në depo.
Robert Baer, një ish-operativ i CIA-s me përvojë të gjerë në Lindjen e Mesme, thotë se videot e shpërthimit, treguan se nitrati i amonit mund të ketë qenë i pranishëm në depo por ai nuk beson se ishte pikërisht nitrati i amonit përgjegjësi për shpërthimin masiv.
Baer për ”CNN”, pohon se shpërthimi vdekjeprurës erdhi nga municionet ushtarake. “Ishte eksploziv ushtarak. Nuk ishte nitrat amoni. Jam mjaft i sigurt për këtë”. Baer vuri në dukje se pluhuri i bardhë i parë në videot e incidentit para shpërthimit të madh, është tregues se nitrati i amonit ishte i pranishëm dhe po digjej. “Pothuajse duket si një aksident”. Ai është i bindur për praninë e eksplozivit, edhe pse pohon se për momentin nuk ka shenja të qarta që tragjedia ka qenë një sulm ose atentat i mirëfilltë.