Katastrofat në Ballkan: Shqipëria më e rrezikuara

 

Sipas raportit të vitit 2015 për rreziqet në botë, Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore.

Në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, “Global Risks” ka realizuar një hartë ku ngjyrat flasin për rrezikshmërinë. Sa më e theksuar të jetë nuanca aq më i lartë është edhe risku që 173 vendet e botës të përfshihen në katastrofa natyrore, të tilla si përmbytje, thatësira, rrëshqitje dheu, apo rritje të nivelit të detit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria rezulton të ketë indeksin 10.01, më të lartin jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Shteti pastaj ndiqet nga Holanda me indeksin 8.76, duke i lënë radhën Serbisë me 7.53.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, sipas hartuesve të këtij raporti, rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin.

 

Shqipëria ka qenë disa herë pjesë e të tilla fatkeqësive, si përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati, apo rrëshqitje dherash.

 

Ndërsa përballë këtyre fatkeqësive natyrore, 10 vendet më të sigurta në botë, janë:

 

Katari 0.1

 

Malta 0.61

 

Ishujt Barbados 1.16

 

Arabia Saudite 1.32

 

Grenada 1.44

 

Islanda 1.55

 

Kiribati 1.78

 

Bahrejni 1.81

 

Emiratet e Bashkuara Arabe 2.1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?