Katër alpinistë humbën jetën pasi u zunë nga orteku në malet Vardousia

Katër alpinistë u gjetën pa shenja jete pas dy ditësh kërkimesh intensive në malet Vardousia, në rajonin e Fokidës në Greqi.

Sipas autoriteteve greke dhe ekipeve të shpëtimit, viktimat u gjetën të varrosura nën një ortek bore, në një zonë shumë të rrezikshme pak para majës së malit Korakas. Terreni ku ndodhi ngjarja karakterizohet nga shpate të pjerrëta, kalime vertikale dhe paqëndrueshmëri e lartë e borës, çka e bën zonën veçanërisht të rrezikshme për alpinistët.

Ekspertë të alpinizmit theksojnë se në kushte të tilla mjafton edhe një zhurmë e vogël për të shkaktuar ortek, sidomos kur bora është e freskët. Sipas raportimeve të Ertnews, alpinistët u kapën papritur nga orteku dhe nuk patën asnjë mundësi reagimi. Ata u gjetën shumë pranë njëri-tjetrit, çka tregon se ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në fazat e para të kërkimeve, autoritetet dyshuan se bëhej fjalë për një ortek, pasi gjurmët e alpinistëve u ndërprenë papritur. Grupi kishte nisur ngjitjen në kushte të mira atmosferike, por situata ndryshoi ndjeshëm në lartësi, për shkak të karakteristikave të veçanta të terrenit. Njëri prej alpinistëve e njihte mirë itinerarin, pasi jetonte prej vitesh në zonë dhe e kishte ndjekur shpesh këtë rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni për nxjerrjen e trupave po vijon me kujdes të shtuar, për shkak të aksesit të vështirë dhe kushteve të paqëndrueshme të motit. Tre prej alpinistëve ishin nisur të enjten në mëngjes nga fshati Athanasios Diakos, por pas kësaj humbën kontaktet me ta. Automjeti i tyre u gjet i parkuar në zonë, ndërsa më tej niste ngjitja drejt majës.

Një mik i viktimave, Dimitris Ravanis, deklaroi se ata ishin alpinistë me përvojë dhe se gjatë kërkimeve u kontrolluan edhe strehimoret e zonës, të cilat rezultuan të mbyllura dhe bosh. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga humbja e katër alpinistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?