Katër automjete përfshihen në aksident në Librazhd, lëndohen tre persona (Foto)

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të Premteje në këtë fillim viti në aksin e rrugë kombëtare Librazhd -Përrenjas .

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Lapidari i Xhyrës”. Në aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh, një fuoristradë dhe dy autovetura.

Nga përplasja mes tyre, e fuoristradës me furgonin , ky i fundit është përmbysur dhe me to janë përplasur edhe dy autovetura. Ndërsa automjetet janë shkatërruar pjesërisht nga aksidenti ,tre persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas burimeve spitalore, të lënduar kanë mbetur një grua dhe dy fëmijë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Librazhdit.

Gjendja e tyre fatmirësisht është e stabilizuar. Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave gjatë parakalimit të njërit prej automjeteve që u përfshinë në aksident qarkullimi u paralizua për më se 30 minuta në këtë aks rrugor me qarkullim të dendur.

SHKARKO APP