Katër kosovarë plan për të vrarë Papa Françeskun. Arrestohen nga italianët

 

Një operacion anti-terrorizëm i policisë italiane është mbyllur me arrestimin e katër kosovarëve të akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të urrjetjes racore.Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Kosovës. Aksionet e policisë janë kryer njëkohësisht në disa qytete italiane dhe në Kosovë. Sipas Sky TG 24, ka pasur kërcënime për jetën e Papa Françeskut. “Ky Papë do të jetë i fundit”, është dëgjuar në në nga përgjime telefonike të këtij grupi.

Hetimet që sollën në arrestimet e sotme janë kryer nga Antiterrorizmi italian dhe Digos i Breshias. Hetuesit kanë zbuluar kontaktet dhe organigramën e një organizate të dyshuar terroriste, e cila, përmes rrjeteve sociale propogandonte ideologjinë xhihadiste. Detaje të mëtejshme të operacionit do të jepen në një konferencë për shtyp në sot nga Prokuroria e Breshias. Janë katër qytetarët kosovarë të arrestuar nga operacioni policor. Për herë të parë ndaj tyre u përdorën masat e mbikqyrjes speciale. Mandati u lëshua direkt nga prokurori kombëtar i anti-mafias dhe anti-terrorizmit, Franco Roberti.

Ndër të ndaluarit edhe kreu i grupit, një qytetar që ka jetuar në Itali e që u arrestua në Kosovë nga autoritetet vendase, ndërsa tre të tjerët u arrestuan në Itali, ku jetonin prej kohësh. Policia ka ushtruar kontrolle në Breshia, Viçenca e Peruxha. Në internet, kosovarët e arrestuar kishin publikuar foto me armë në duar. Nga hetimet rezultoi se të katërt ishin radikalë, me ide ekstremiste dhe sjellje tipike të militantëve të ISIS.

Sipas hetimeve italiane ata kishin ne plan te vrisnin Papen.

-" Ky Papë do të jetë i fundit"- janë intërceptimet e përgjimeve kryer nga organet e specializuara italiane, të cilët i kanë patur nën vëzhgim prej muajsh. Por pala italiane po heton edhe për lidhjet e kosovarëve me disa  ektremistë nga Shqipëria për të cilët kanë dhënë informacione SHISH dhe policia shqiptare.

SHKARKO APP