Katër në pranga, dy në Pukë e dy në Tepelenë për kultivim narkotikësh

Aksioni i radhës anti-kanabis është zhvendosur në Pukë e Tepelenë, ku katër persona kanë përfunduar në pranga.

Uniformat blu në Pukë kanë asgjësuar gjatë orëve të fundit rreth 600 rrënjë kanabis sativa.

Bimët ishin mbjellë në tre parcela në fshatin Karmë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Roland dhe Klodian Mhilli, të konsideruar si përgjegjës për kultivimin e bimëve.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë të tipit pistoletë.

Policia në Tepelenë ka sekuestruar mëngjesin e së enjtes 48 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 2 persona.

Në pranga për trafik narkotikësh kanë përfunduar shtetasit Daut dhe Artur Çaushi, atë e bir.

Lënda u gjet në banesën e familjes Çaushi, në fshatin Kamçishtë.

SHKARKO APP