Katër pacientët e infektuar në Fier janë të moshës 25-61 vjeç

Pas Tiranës, Fieri është qyteti më i prekur nga koronavirusi, ku deri tani janë regjistruar 12 raste dhe 4 prej tyre në vetëm 24 orët e fundit.

Të infektuarit e fundit janë të moshës nga nën 25 deri në 61 vjeç.

Të gjithë pacientet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi banojnë në lagje të ndryshme.

Konkretisht, një 61 –vjeçar është nga qyteti i Patosit, ndërsa personat e tjerë në qytetin e Fierit banojnë në lagjet “Liria”, “1 maji” dhe “Afrimi”.

SHKARKO APP