Katër prokurori hetojnë ndërtimet, edhe për tërmetin e 21 shtatorit

Katër prokurori janë në kërkim të ekspertëve të ndërtimit, të cilët duhet ti bashkëngjiten grupeve që pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata po hetojnë për veprat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës. Prokurorisë së Durrësit i janë bashkangjitur dy specialistë nga instituti i ndërtimit që janë përfshirë në këqyrjet e objekteve përpara se ato të shkatërrohen në formë të telekomanduar.

Të njëjtën nevojë për ekspertë të posaçëm ka edhe prokuroria e Krujës, e Laçit, Tiranës. Prokuroria e Kavajës ku janë evidentuar disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor i kërkon bashkisë që të vendosë në dispozicion listën e objekteve, tek të cilat do ndërhyhet dhe për të cilat synohet të zhvillohen këqyrjet e vendngjarjeve.

Nga ana tjetër, sipas burimeve shtatë prokurorë në Durrës janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilëve po heton si një të vetme shtatë referimet e shembjes nga tërmeti të shtatë ndërtesave nga rrënojat e të cilave u shkaktuan viktima. Në një të vetëm janë bashkuar fashikujt e shembjes së ish-Vila Palma, Mira Mare, Kavalishensës, ish-Tropikalit, gjashtë katëshit pranë stadiumit, ndërtesës katër kateshe të familjes Lala dhe godina tek zona e “Dy Gjelave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi i dytë po heton listën e mëse 70 godinave që do shemben pasi konsiderohen të rrezikshme, ndërkohë të njëjtën procedurë po ndjek edhe prokuroria e Krujës, e cila ka urdhëruar sekuestrim në hipotekë dhe prefekturë të dokumentave por edhe të procesverbaleve të konstatimit në këto ndërtesa pas tërmetit të datës 21 shtator. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?