“Kathimerini”: Rama beson se gjithë bota rrotullohet rreth tij
Gazeta e njohur greke, “Kathimerini”, i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë.
Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, referuar nga Respublica”, evokohet sundimi gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet.
“Këtë sindromë, në një version post-modern e servir tani zoti Rama”, vëren autori.
“Është tragjike, mirëpo përmes arrogancës së vet kryeministri shqiptar nuk ngurron të provokojë, duke besuar se e gjithë bota rrotullohet rreth tij dhe se europianët e presin me krahët hapur dhe me një tapet të kuq në Bruksel”, nënvizon gjithashtu Tzimas.
Analisti Stavros Tzimas, një njohës i mirë i çështjeve të rajonit, thekson qysh në krye të shkrimit se “sa herë që u tentua një hap për t’u shkrirë akujt në marrëdhëniet greko-shqiptare, ka ardhur një “silurë” që i ka hedhur në erë këto përpjekje”.
“Ekziston një substrat i fuqishëm, që grumbullon vazhdimisht re në qiell: Greqia dhe Shqipëria mbeten pengje të historisë”, vazhdon Tzimas.
“Nuk di vende të tjera në rajon, të cilat t’i lidhin kaq shumë gjëra dhe marrëdhëniet e tyre të jenë kaq të këqija… Çfarë e ka fajin?”, pyet autori.
KOHA JONË SONDAZH

