Kavaja “çon” fëmijët e komunitetit egjiptian në shkollë, Sakja: Të gjithë me libra me vete

Nisja e vitit të ri shkollor, mbetet ende një plagë për familjet shqiptare, për atë pjesë të madhe që ende sot fëmijët i kanë në shtëpi, pasi kushtet ekonomike nuk ja mundësojnë blerjen e një seti shkollor, e aq më tepër librat.

Një realitet që “bërtet” në Shqipërinë e vogël që shitet si e madhe, situatën më të rëndë e kemi parë tek fëmijët e komunitetit egjiptian, aty ku thika presëse e realitetit të pamundësisë për të vazhduar shkollën, vret edhe më shumë me harrimin dhe braktisjen nga shteti.

Këtë e ka përcjellë kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja në atë që e cilëson si harrim të Ministrisë së Arsimit për fëmijët e komunitetit egjiptian. Në një postim në rrjetin social facebook, Sakja ka falenderuar qytetarët e Kavajës, të cilët ju janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar fëmijët e kominitetit egjiptian, që të mos mungojnë që në ditët e para të këtij viti shkollor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thirrjes sonë për të blerë librat dhe fletoret për fëmijë të komunitetit egjiptian, në kushtet kur Ministria e Arsimit nuk ka vënë ende në jetë një vendim të vetë qeverisë për subvencionim tërësor dhe të menjëhershëm të setit të tyre shkollor, i janë përgjigjur qytetarët zemërgjerë të Kavajës. Shumë faleminderit të gjithëve! Ne jemi qytet zemërdhemshur”,-shkruan Sakja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, kryebashkiaku jep një mesazh, që flet më shumë se sa propaganda se asnjë fëmijë nuk është në shtëpi por që po shkon në shkollë. Sakja shkruan se fëmijët duhet të kenë librat me vete, një sfidë kjo për kreun e bashkisë që doli fitues nga zgjedhjet e 25 qershorit.

“Të gjithë fëmijët duhet të kenë librat e tyre me vete”,-shton më tej kryebashkiaku i Kavajës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?