Kavajë/ 20 banesa të dëmtura, 12 persona të lënduar

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, ka prekur edhe Kavajën, ku si pasojë janë plagosur 12 persona jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali për ”Ora News”, tha se në total janë 20 banesa që janë shembur, ndërsa 6 pallate janë dëmtuar. “Dëme materiale kemi goxha, janë 6 pallate të dëmtuar dhe 20 shtëpi private të shembura. Një pjesë nga pallatet janë dëmtuar edhe nga tërmeti i parë”i.

Ai tha se janë marrë masa edhe për akomodimin e të prekurve nga tërmeti. “Kemi ngritur 3 qendra emergjente, kemi akomoduar edhe në hotel. Disa familjarë janë larguar tek të afërmit e tyre”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kavajë shkoi edhe kryeministri Edi Rama, për të parë situatën atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?