Kavajë, elektriçisti pa masa sigurie humb jetën në majë të shtyllës (VIDEO)

Të shumta kanë qenë rastet e vdekjeve për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë.

Dy raste të ngjashme tragjike janë shënuar në Tiranë kur një 49-vjecar ran ë gropën e ashensorit të një pallati në ndërtim dhe në Kavajë ku babi i 4 fëmijëve humbi jetën në shtyllën e energjisë elektrike.

Kavajë, elekticisti pa veshjen e duhur në punë, vdes në shtyllën elektrike
Eqerem Stërniqi me profesion elektricist pasditen e së enjtes është ngjitur në shtyllën elektrike për të riparuar një defekt, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Kjo ka rezultuar fatale për elektricistin, i cili raportohet se nuk ka marrë masat e nevojshme të sigurisë përpara se të niste punën.

Ai ka qenë i veshur me bluzë me krah të shkurtra dhe pantallona të shkurtra duke pasur një pjesë të trupit të ekspozuar ndaj rrymës elektrike.

Mësohet se viktima është baba i 4 fëmijëve dhe banon në qytetin e Kavajës.

SHKARKO APP