Kavajë, grabitet me dhunë pronari i një magazine

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kavajë. Burime nga policia bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë magazinën e shtetasit F.V, 61-vjeç, banues në Kavajë.

Mësohet se autorët e maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj 61-vjeçarit dhe më pas i kanë marrë atij para dhe sende të tjera. Pasi grabitësit janë larguar, shtetasi F.V, ka njoftuar policinë.

Kjo e fundit shkoi bë vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që do të çojnë në identifikimin e autorëve. Gjithashtu 61-vjeçari është marrë në pyetje nga policia. Ai ka dhënë detaje rreth identikitëve të personave që e dhunuan dhe më pas e grabitën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?